Gjilani i afrohet kreut pas fitores ndaj Llapit

schedule17:24 - 29 Shtator, 2021

schedule 17:24 - 29 Shtator, 2021

Gjilani  ka fituar me vështirësi 2-1 kundër Llapit.

Llapi shënoi në minutën e 19-t me mesfushorin Francisco Rivera.

Në pjesën e dytë, Gjilani barazoi nga pika e bardhë. Kushtrim Shabani u ndëshkua me karton të kuq pas ndërhyrjes së palejuar në Elton Calen.

Gjyqtari kryesor Malsor Ajeti akordoi penallti për vendësit dhe e ndëshkoi me të kuq Shabanin.

I saktë nga penalltia ishte Gerhard Progni në minutën e 66-të.

Kartoni i kuq për Gjilanin erdhi në minutën e 83-të, kur nga loja u përjashtua Muhamet Dubova.

Ndërkohë goli i dytë dhe i fitores për Gjilanin u shënua në minutën e 89-të.

Ishte fitorja e tretë e sezonit për Gjilanin që renditet në vendin e tretë me 12 pikë. Llapi  pozicionohet në vendin e fundit me tri pikë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!