Gjilani godet në merkato, “Skifterat” prezantojnë portierin e njohur të Superiores

schedule22:11 - 29 Korrik, 2020

schedule 22:11 - 29 Korrik, 2020

Gjilani e mbylli këtë sezon si nënkampion i Kosovës dhe do të provojë emocionet e garimit në Europa League për herë të parë në histori. Një arritje për “Skifterat”, që sezonin e ardhshëm do të tentojnë rrëzimin e armiqve të Dritës nga froni dhe fitimin e titullin kampion, trofe që mungon në klub.

Drejtuesit e klubit dardan nuk kanë humbur kohë dhe kanë nisur merkaton, duke zyrtarizuar një përforcim cilësor. Ai është Enea Koliçi, i cili mbrojti portën e Skënderbeut sezonin e kaluar.

34-vjeçari nga Pogradeci ka një eksperiencë të madhe poshtë shtyllave. Ai ka luajtur me skuadra si Skënderbeu, Kukësi dhe Flamurtari, teksa ka provuar disa eksperienca në Greqi me Iraklis, Panserraikos dhe Olymp. Volou.

Koliçi numëron edhe 14 ndeshje të zhvilluara me Shqipërinë U-21 gjatë rinisë së tij. Sot ka firmosur një kontratë dy-vjeçare me Gjilanin dhe është gati të nisë aventurën e radhës në IPKO Superligën e Kosovës. /abcnews.al