Mbyllja e klubeve dhe ndalimi i muzikës pas orës 20:00 shkaktoi debate dhe pakënaqësi tek artistët, të cilët kundërshtuan vendimin e qeverisë. Por, pavarësisht situatës së krijuar nga Covid-19 dhe ndalimit të aktiviteteve, artistët kanë qenë më aktivë se kurrë me projekte muzikore.
Këtë verë dominuan bashkëpunimet e shumta, ndërsa disa të tjerë pritet të publikohen. Së fundmi, ka qenë Gjiko ai që ka paralajmëruar “bombën” e radhës. Gjiko do të vijë me një bashkëpunim me reperen Melinda Ademi, këngë e cila pritet të publikohet ditën e nesërme.
Por, reperi duket se ka gjetur edhe “zgjidhjen” për rihapjen e diskove. “Kur ka me ndi qeveria ket kong ka mi qel diskotekat,” shkruan këngëtari krahas postimit që ka bërë në rrjete sociale. /abcnews.al/