Gjiko bën dedikimin prekës për artistin e ndjerë: Pusho i qetë vëlla, amanetin tënd do ta kryej

schedule20:37 - 6 Dhjetor, 2022

schedule 20:37 - 6 Dhjetor, 2022

Gjiko ka shkruar disa fjalë të ndjera për artistin e njohur Arlind Gjikolli. Ai e ka cilësuar të ndjerin, me të cilin kishte lidhje familjare, si një vëlla dhe mentor të jetës së tij. Ndër të tjera, reperi ka shkruar se do t’i mbajë premtimet që i ka dhënë dhe amanetin e tij do ta çojë deri në fund.

“Gjikla, po mundona e u bë i fortë, njëjtë si me mësove tërë jetën, ty të kom pas vëlla, shok, mentor aleat o Gjikla jem, shumë sfida i kaluam bashkë edhe këtë sfide menduam se do e kalonim, vetëm një gjë e di sigurt, sëmundja nuk e pati aspak të lehte, qetësia jote ia ngadalësoj turrin, mençuria jote e zhveshi atë. Shkenca e mjekësia u fasionua me metodat tuaja, por ja që Zoti të deshti më shumë se ne.

Sepse engjëjt nuk jetojnë në tokë, por në parajsë. Premtimin ta kom dhënë, e premtimet do i mbaj, amanetin do ta kryej, e kurrë nuk kom me u ndal, veç për ty Gjikla jem, njëjtë si ti që nuk u ndale asnjëherë për mua Gjikla jem. Pusho i qetë vëlla i dashur , e Ishalla na ki bo hallall të gjithëve, gjithmonë në zemrat tona pulsi jonë do të jesh.”, shkruan reperi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Asdren Gjikolli (@gjikotheflyboy)

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!