Gjiknuri sqaron rolin Ministrisë së Energjisë në procedurën e koncesionit të inceneratorëve

schedule19:09 - 22 Shkurt, 2022

schedule 19:09 - 22 Shkurt, 2022

Në cilësinë e ish ministrit të Energjisë, Damian Gjiknuri, pasditen e kësaj të marte ka sqaruar në Komisionin Hetimor për Inceneratorët rolin e kësaj ministrie në procedurën e koncesionit të inceneratorëve.

Gjiknuri shprehet se Ministria e Energjisë hyri në proces për shkak se iniciativa kishte të bënte edhe me prodhimin e energjisë elektrike, dhe nisur nga kjo dhanë edhe dakordësinë parimisht.

“Ministria e Energjetikës ka hyrë në këtë proces për shkak të një situata incidentale si rezultat i një produkti që kishte kjo kontratë koncensionare, për shkak të rolit që ka ministria për menaxhimin e mbetjeve në Republikën e Shqipërisë. Ministria e Energjetikës hyri se për shkak të propozimit që kishte ardhur nga Ministria e Mjedisit me investitorët në fjalë që u bënë koncensionarë ishte parashikuar që një produkt derivat final është edhe rikuperimi dhe çlirimi i energjisë. Në momentin që ka vlerë ekonomike dhe do futet edhe prodhimi i energjisë, u pyet Ministria e Energjetikës. Ministria e Energjetikës ka dhënë këtë përgjigje: Shprehemi dakord duke sqaruar se përzgjedhja e procedurës së koncesionit është e drejta e autoritetit kontraktor pas vlerësimit të përmbushjes së kushteve ligjore të kërkuara. Unë si ministri, kur mora dijeni që ka një iniciativë të tillë dhashë ok në parim se më pëlqente faktit që Shqipërisë do i shtohej dhe një burim i ri i prodhimit të Energjisë Elektrike“, tha Gjiknuri.

Ndër të tjera Gjiknuri i është përgjigjur anëtarit të Komisionit të Inceneratorëve, Helidon Bushati se pse tre kompanitë kanë të njëjtin surpevizor.

Gjiknuri ka theksuar se janë shumë kompani që kanë të njëjtin surpervizor, dhe për aq kohë sa ai është brenda ligjit është në rregull, ndryshe do të përballet me ligjin për çdo shkelje që bën.

“Unë mendoj se ky komision është ngritur për diçka të madhe jo për të gjykuar zbatimin e kontratave dhe të afateve se këto janë punë administrative. Inceneratori i Elbasanit është dorëzuar në Kohë, inceneratori i Fierit ka pasur vonesa dhe Tirana është në zbatim e sipër dhe brenda afateve. Mesa kam parë dhe nga informacionet që kam marrë ditët e fundit vlerësoj se dhe në tiranë ka pasur ecuri dhe kontrata është deri në 2025 deri më tani kontratat janë në zbatim dhe nuk shikoj asnjë shqetësim. Ndërsa në këtë rast e mira është se nuk ka kosto shtesë. Nuk shikoj probleme serioze në zbatim, por tani e kuptoj se është i njëjti surpervizor por nuk shikoj ndonjë problem në lidhje me këtë, pasi ai ka detyrë ligjore dhe mund të ketë 10 kontrata me kompaninë dhe nëse ka shkelje ai mudn të shkojë në burg por sa di unë nuk ka një gjë të tillë”, ka thënë ai. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!