Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, garantoi banorët e fshatit Zharrës në Fier se do të marrin pagesën për të riparuar dëmet e shtëpive edhe nga kompania naftënxjerrëse “Bankers Petrolium”. Ndërkohë ministri Gjiknuri shpërndau dëshmitë e para për statusin e naftëtarit dhe tha se procesi do të vijojë më shpejt.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të ketë personel shtesë për të trajtuar kërkesat për statusin e naftëtarit.
Vendimi u mor në Fier, ku ministri Damian Gjikurni shpërndau dëshmitë e para dhe tregoi se janë miratuar 1 mijë aplikime.
Me pas ministri i Infrasturkturës dhe Energjisë garantoi banorët e fshatit Zharrëz se qeveria ka rënë dakord me “Bankers Petrolium” që kjo t’ju kalojë kontributin fianciar që i takon për riparimin e shtëpive të dëmtuara nga lëkundjet.
Damian Gjiknuri: “Do të krijohet ai fond si kontribut që do të dorëzohet tek Emergjencat Civile. Pjesa e parë të fondit është dhënë nga qeveria dhe tanimë do mund të akordohet dhe pjesa e dytë. Gjithsesi do të bëhen verifikimet që të sigurohemi që këto para shkojnë për merimetimin e shtëpive dhe jo këto para i marrin i shpenzojnë dhe më pas thonë shtëpinë e kam të dëmtuar. Pra, paratë do të shkojnë për të rindërtuar shtëpitë e dëmtuara aty. Ky do të jetë procesi që do të bëhet verifikimi. Paratë do të kalojnë në Buxhetin e Shtetit por do të disbursohen në bazë të verifikimeve që do të bëjnë ekipet në terren. Jam i bindur që edhe deputetët, duke e ndjekur këtë proces me imtësi do të na krijojnë edhe ne mundësinë që të jemi të drejtë në ato vendime që marrim”.
Ndërkohë qeveria po bisedon me kompaninë që të disponojë një policë sigurimi për t’u përgjigjur për çdo situatë.
Damian Gjiknuri: “Nga ana tjetër, për të ardhmen, jemi në diskutime me kompaninë që të bëjë dhe një policë sigurimi që në çdo rast, sikur të ketë situata të tilla sizmike, pavarësisht se ne i kemi pezulluar proceset aty, fondi financiar të jetë nga kompanitë e sigurimit dhe qytetarët të mos paguajnë asgjë pasi do jetë kompania që do të derdhë në këtë fond sigurimi”.
Sipas minsitrit Gjinkuri, kjo mënyrë do të garantojë qytetarët dhe nuk do të rëndojë buxhetin e shtetit./abcnews.al