Gjiknuri: PS forcë progresiste, të riorganizohemi dhe të mos biem në kurthin e partisë-shtet

schedule12:28 - 9 Prill, 2022

schedule 12:28 - 9 Prill, 2022

Sekretari i Përgjithshëm, Damian Gjiknuri e cilësoi Partinë Socialiste si forcën politike më progresiste. Në fjalën e tij hapëse në Kongresin e PS, duke iu referuar përçarjes së PD-së, Gjiknuri tha se në PS ka kulturë debati dhe respektim idesh.

Megjithatë, ai tha se reformimi dhe hapja e partisë është shumë e rëndësishme. Gjiknuri foli për organizata socialiste, duke nënvizuar afrimin e të rinjve. Numri dy i socialistëve tha se nuk duhet të bien në kurthin e partisë-shtet.

“Kur shikojmë kundërshtarët sesi kacafyten, na pyesin po si ka mundësi që PS si në opozitë dhe qeverisje pavarësisht përplasjeve ka dalë gjithmonë më e fortë. U them është shumë e thjeshtë të nderuar cinikë dhe skeptikë mjafton të kultivosh kulturën e debatit dhe respektimit të ideve. Kjo është ADN-ja e PS. Këtu gjen përgjigje edhe pyetja se perse kemi qenë më të votuarit. 31 vite më parë të ishe socialist përballë revanshit të egër të së djathtës ishte shumë e vështirë. Të gjithë së bashku jemi e vetmja zgjidhje për Shqipërinë. E kemi nisur me kurajo nga zero dhe kemi ndërtuar themelet e shtëpisë sonë të përbashkët. Ndërtuan ditë pa dite identitetin tonë shtetformues. Fituam beteja për Shqipërinë, duke e shndërruar në forcën më progresiste.

Të shmangim kurthin e partisë-shtet. Ne synojmë ta bëjmë organizatën tonë politike një shtëpi më të hapur. Eksperienca e fituar në këto vite, duke filluar nga zgjedhjet e ardhshme diktojnë nevojën për adoptimin e rregullave të reja statutore. Kërkojnë hapësirë më të madhe për përfshirjen e më shumë strukturave. Të tilla janë edhe rrjetet rinore që sapo janë organizuar. Qenia e gjatë në pushte sjell rrezikun e vetëkënaqësisë dhe rutinës. Ku ka më mirë sesa organizatat socialiste. Afrimi i të rinjve në polirikë është garanci për të ardhmen”, deklaroi Gjiknuri. g.v/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!