Ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Florion Mima, akuzon qeverinë aktuale për ndryshimin e koordinatave të ndërtimit të hidrocentraleve në Lumin Osum. Këtë e kundërshton ministri aktual, Damian Gjiknuri, sipas të cilit është i njëjti projekt që ka firmosur ish-kolegu i tij, Mima.
Koordinatat e ndryshuara të hidrocentraleve që u projektuan të ndërtohen në lumin Osum kanë shkaktuar debat në komisionin e veprimtarisë prodhuese.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri është ftuar të flasë mbi bursën e energjisë. Por kontrata koncensionare për ndërtimin e hidrocentraleve Bigas dhe Veleshje e firmosur në 6 Shtator të vitit 2013 nga ish-ministri i asaj kohe, Florion Mima, e përballi këtë të fundit me kolegun e tij.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, sqaroi se për çdo projekt që ka ndikim negativ në mjedis automatikisht bie edhe kontrata koncensionare.
Damian Gjiknuri: “Të gjitha agjencitë që kanë qenë përkatëse të asaj kohe e kanë dhënë mendimin e tyre pozitiv. Nëse ka të dhëna të falsifikaura është autoriteti përgjegjës që duhet t’i shkojë deri në fund. Ministria e Energjitikës dhe Infrastrukturës është e gatshme që nëse ai akt administrativ anulohet ne autmatikisht do të fillojmë procedurat tona”./abcnews.al