Gjiknuri: PD devijoi bisedën, kërkon sërish mandate për KQZ

schedule20:14 - 16 Qershor, 2020

schedule 20:14 - 16 Qershor, 2020

Ka përfunduar pas tre orësh diskutimesh mbledhja e radhës e Këshillit Politik dhe duket se akoma palët nuk kanë mbyllur çështjet kryesore siç është rikompozimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Bashkëkryetari i tryezës së Damian Gjiknuri në një deklaratë për mediat është shprehur se PD-ja ka ndryshuar qëndrim dhe kërkon që anëtarët e KQZ të jenë me mandat.

Lexo edhe: Rudina Hajdari braktis mbledhjen e Këshillit Politik: Nuk bëj pazare për tendera pas dyerve

Gjiknuri në fjalën e tij është shprehur se PD-ja duhet ta thotë publikisht se çfarë kërkon në të vërtetë në mënyrë që të mbyllim me sukses marrëveshjen për Reformën Zgjedhore.

Nuk kemi rënë dakord për ndonjë gjë pasi PD i është kthyer skemës së KQZ, kjo bën të mendosh që ajo që propozuan ekspertët që kanë qënë pjesë e disktutimeve është që të krijojmë një trupë të qëndrueshme. Të krijojmë një trupë profesionale dhe me mandate më të gjata se çfarë janë sot. Sic duket PD kërkon vetëm një marrëveshje zgjedhore për të marrë disa garanci dhe mund të ishte më e ndershme për të mbajtur siç është KQZ-ja. Realisht ky ishte devijim i bisedës sepse nuk e shbëjnë dot parlamentin. Duhet të ketë një reflektim nga ana e tyre. Ata kërkojnë mandate 4-vjeçare siç janë sot. Të rrimë tek kjo që jemi dhe s’kemi pse të bëjmë debat. U kthye në një marrëveshje për të marrë pjesë në zgjedhje. A do të ketë shtyrje për draftin? Ta përfundojmë këtë njëherë. Akuzat e Hajdarit? Nuk e di çfarë tha zonja Hajdari. PD kërkon përfaqësues në tender. Kodi Zgjedhor nuk parashikon procedura për tenderin. A e rrezikon KQZ marrëveshjen? PD kërkon që të kemi sërish këtë vendimmarrje, pra kërkon KQZ aktuale. Është më e ndershme kjo, tentuam të bëjmë një gjë të mirë. Të rrimë me këtë skemë. Ka marrë fund marrëveshja? Forma e KQZ ishte parashikuar me mandatet siç e kishim parashikuar. Ta thonë publikisht se ne sinqerisht nuk kemi asnjë problem. Opozita parlamentare? PS është shprehur se do ta respektojmë marrëveshjen, do ta shikojmë se ne nuk i kemi votat. Ata janë faktorë politikë, do ta gjejmë një zgjidhje edhe me ta. Kjo marrëveshje u negociua edhe nga ndërkombëtarët. Nuk parashikoj dot. Dukeni shumë i qetë, mos ka një marrëveshje. A jeni për heqjen e koalicioneve parazgjedhore? I madhi shprehet i fundit. Edhe ne kemi opinionin tonë, por do të shprehemi të fundit.”, është shprehur Gjiknuri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!