Gjiknuri: Nëse gjeni koalicionet si tonat në Europë, i dërgojmë në ODIHR! I miratojmë edhe vetëm

schedule13:54 - 1 Tetor, 2020

schedule 13:54 - 1 Tetor, 2020

Përfaqësuesi i mazhorancës në tryezën për Reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri ka sfiduar Partinë Demokratike të gjejë një model të vetëm në Europë që e ka modelin e koalicioneve si vendi jonë. Atëhere, tha Gjiknuri. ky propozimi i PD do të merret parasysh dhe do t’i dërgohet për shqyrtim ODIHR. Gjiknuri deklaroi se ky kaos nuk e ndihmon stabilitetin e Shqipërisë. Ai tha se pritja për opozitë nuk do vazhdojë pa fund, për sa kohë PD dhe LSI bëjnë propozime që ai i quajti ballkanike dhe jo europiane.

“Një nga përfaqësuesit tanë nisur nga ndryshimet kushtetuese nuk pranojnë më atë lloj koalicioni që PD ka në mendje. Të qëndrojmë me kokëfortësi tek të njëjta pozicione qëllimi është shumë i qartë. Thonë ose kërko atë që dua unë ose nuk jap asnjë lloj pëlqimi. Ne kemi thënë gjej një formulim të një vendi që i do koalicionet si ne. Le të dalë dikush dhe të gjejë një vend me koalicione si ne. Ne thamë heqim këtë pikë dhe hajde diskutojmë për pragun kombëtar për disa nga parametrat që ne i quajmë shumë të rëndësishme. Ne si PS i besojmë këtij modeli. Që të shkojmë të ODIHR duhet të kemi një produkt. Ndaj i them PD më sill një ligj që është si modeli europian.

Kodi ka rënë sepse ka ndryshuar kushtetuta. Ky debat është ezauruar në 30 korrik. Nuk mund të pengohet çdo gjë me konsesus pasi konsesusi ka parime. I bëjmë thirrje PD t;i vërë gishtin një ligji që është si ai që duan ata. Nuk mund të rrish tek një ligj që ka rënë. Ne duhet të ecim përpara sepse ndryshe rrezikojmë përgatitjen e zgjedhjeve. Në rast se taktika e bllokimit të konsesusit është modeli i Europës, unë nuk e besoj. Nuk dua të flas sepse dua të dëgjoj aktorët parlamentarë dhe jo parlamentarë. Lista që kemi propozuar synon këtë gjë. Partitë konkurrojnë me ekip. Një votë ja jep ekipit dhe një votë individit. Zgjedhësit zgjedhin emra brenda ekipit.

Nëse vlerësojmë se ekipi mund të korrigjohet është qëndrueshmëri. Elektorati ka mundësi të korrigjojë. Ky është kaos dhe ky lloj kaosi nuk e ndihmon stabilitetin e Shqipërisë. Ne duam që listat e këtij vendi të jenë të përfaqësuara. Nuk kam dëgjuar ndonjëherë sistem me numër të përcaktuar zgjedhësish. Ne nuk e kemi me detyrim votimin. Nuk mund të rrijë vendipa zgjedhje se nuk duan njerëzit të votojnë. Nëse do konsesus hajde me produkt. Nëse nuk e pranojmë e çojmë të ODIHR. Hajde me produkt europian dhe jo ballkanik. Mund të merret një opinion shumë i shpejt. Aty nuk mund të shkohet me ide teorike”, tha Gjiknuri./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!