Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjiknuri: Largohem nga komisioni i “zgjedhores” nëse vjen PD

schedule10:41 - 19 Shtator, 2019

schedule 10:41 - 19 Shtator, 2019

Bashkëkryetari socialist i komisionit parlamentar për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri është gati të rishikojë këtë pozicion, me kushtin që PD të përfshihet në këtë Reformë. Por në një reagim nga selia blu, numri dy i demokratëve Gazmend Bardhi u shpreh se kjo nuk është ndonjë sakrificë e Gjiknurit, pasi ai sipas tij, duhet të ishte në burg.

Dhe është i gatshëm të ikë Damian Gjinkuri nëse pas kësaj Partia Demokratike vendos të jetë pjesë e komisionit të reformës zgjedhore.

Bashkë kryetari i komisionit të reformës zgjedhore thotë se ishte ai ideatori që Partia Demokratike edhe pse jashtë parlamentit të kishte vendin e saj në këtë komision, e për këtë i është dashur të përballet edhe me opozitën parlamentare.

Nuk ia njohin demokratët këtë sakrificë madje për ta Damian Gjiknuri duhet të ishte pas hekurave.

Por deputeti socialist nuk di të ketë bërë asgjë më shumë se kolegët e tjerë të tij në politikë, majtas apo djathtas.

Pavarësisht dëshirës së bashkë kryetarit të komisionit të reformës zgjedhore që të bëjë një hap mbrapa për t’i shërbyer një kompromisi politik, demokratët nuk kanë ndër mend të tërhiqen nga kërkesa e tyre që Damian Gjiknuri të shkojë në burg për krime zgjedhore.

/ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!