Franck Kessie ka nënshkruar me Barcelonën dhe do të zyrtarizohet pasi të përfundojë sezonin me Milanin. Katalanasit po tentojnë të afrojnë edhe një tjetër futbollist me parametra zero.
Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin Antonio Rudiger. Gazetari i Sky Sport, Florian Plettenberg ka zënë mat agjentin e gjermanit, me drejtuesit e Barcelonës.
?Exclusive #Rüdiger: Secret negotiations in Barcelona! On Wednesday night Alemany, Cruyff & ARs agent Senesie met in the hotel „The Barcelona Edition“. The appointment went three hours. Barca wants Rüdiger as a free agent! @SkySports @Sky_Marc #CFC pic.twitter.com/6VNAhvSm62
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) March 31, 2022
Në videon e publikuar shikohen edhe drejtori sportiv Alemany, sikurse edhe Jordi Cruyff, ndërkohë që gazetari shkruan se takimi ka zgjatur tre ore dhe është zhvilluar në hotelin “The Barcelona Edition”. / abcnews.al