Vendimtar me atë ndalim të topit të Randal Kolo-Muani në finalen e madhe të Katarit, mes Argjentinë dhe Francës, si dhe tepër vendimtar në ngritjen e Aston Villa drejt zonës së Evropës, portieri argjetninas Emiliano Martinez tashmë është në fokusin e “gjigandëve” të Premier League.
Sipas mediave britanike, “gardiani” argjentinas ka të ngjarë të ndryshojë klubin gjatë merkatos së verës dhe padiskutim ofertat drejt 30-vjeçarit nuk mungojnë, me klube si Manchester United, Chelsea dhe Tottenham që janë të interesuar për portierin e Aston Villa.
Çmimi ende nuk është përcaktuar nga bordi i skuadrës nga Birmingham, megjithatë, kujtjomë se Emi Martinez po kalon një sezon fantastik, teksa në 33 ndeshje në Premier League ka mbajtur plot 12 herë portën e paprekur. /i.m /abcnews.al