Kjetil Knutsen do të mungojë kundër Romës ditën e nesërme pasi është pezulluar nga UEFA, por tifozët e Bodo/Glimt e kanë gjetur zgjidhjen.
Ata kanë bërë 2000 maska, që kanë kushtuar 8000 dollarë, me fytyrën e trajnerit të tyre dhe do t’i mbajnë në ndeshje.
Një gjetje e tyre, në prag të ndeshjes së kthimit në çerekfinalet e Conference League.
Bodo/Glimt ka fituar 2-1 në Norvegji dhe do tentojë të eliminojë Romën dhe të kualifikohet në gjysmëfinale. / abcnews.al