Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjeti golin e parë si “milanist”, Brahim Diaz rrëfen emocionet

schedule17:16 - 28 Shtator, 2020

schedule 17:16 - 28 Shtator, 2020

Brahim Diaz u transferua nga Real Madrid te Milan, në formë huazimi këtë merkato vere. Në takimin kundër Crotone, fantazisti gjeti golin e parë si milanist dhe për këtë arritje, u shpreh:

“E rëndësishme është fitorja, 3 pikët që ne marrim në shtëpi. Padyshim që jam i lumtur për golin tim, duhet të vazhdoj kështu dhe duhet të përmirësohem. Kam shënuar si një sulmues i vërtetë? Duhet të jesh atje që të shënosh.

Topi arriti në këmbë pas një veprimi skuadre të shkëlqyeshëm, një presioni të madh. Duhej të shënoja dhe e bëra. Calhanoglu është një lojtar i madh, ka cilësi të shkëlqyera: për mënyrën se si ai luan midis linjave dhe për mënyrën se si ai prek topi.

Shkoj mirë me këta lojtarë të mëdhenj, duke përfshirë edhe atë. Siç them gjithmonë, mund të përmirësohem në gjithçka. Seria A është shumë taktike dhe gjithashtu fizike. Po ndihem mirë, por duhet të përmirësohem edhe më shumë, u shpreh Diaz./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!