“Gjeta një të kthyer nga ‘arratia’…”, Rama ndan videon me Engjëll Agaçin: Bufi i kënetës e shpalli në kërkim nga drejtësia

schedule17:44 - 4 Mars, 2025

schedule 17:44 - 4 Mars, 2025

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjete sociale një video me sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçin, duke përgenjeshtruar pretendimet e Sali Berishës se ai ishte arratisur për t’i shpëtuar drejtësisë.

“Sapo jam kthyer nga Berlini kam gjetur këtu një të kthyer tjetër nga arratia, ja ku është Engëll Agaçi.”, thotë kryeministri duke ironizuar akuzat e Berishës, ndërsa Agaçi i falënderon të gjithë për mbështetjen.

Në bashkangjitje të videos, kryeministri sqaron edhe njëherë se ai ka qenë për kurim në Itali.

“Ky është Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, të cilin Bufi i Kënetës e shpalli arratiak në kërkim nga drejtësia dhe e gjithë aradheja kënetore kanal më kanal e portal më portal, ia telendisi familjen e të afërmit, duke batërdisur publikun me kua-kua-kuara të ububushme, teksa tjetri ishte në fije të perit në reanimacion me frymëmarrje të drejtuar, pas një operacioni në zemër që pasoi nga një ndalim i funksionit të mushkërive.”, shkruan Rama.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!