Militantët sulmuan javën e kaluar repartin e maternitetit të spitalit Dasht-e-Barchi në kryeqytetin Afganistan Kabul , duke vrarë të paktën 24 njerëz, përfshirë të porsalindur, nëna dhe infermiere., shkruan BBC.
“Unë isha duke ushqyer fëmijën tim me gji kur dëgjova lajmin. Unë jam nënë dhe arrij të dalloj vuajtjet e foshnjeve që po kalojnë, thotë 27-vjeçarja.
Si nënë e një djali katër muajsh, ajo vendosi të ndihmojë në një mënyrë unike, dhe vullnetarisht duke ushqyer foshnjat, nënat e të cilave ishin vrarë ose plagosur.
Me mbështetjen e burrit të saj, i cili ra dakord të kujdeset për fëmijën e tyre ndërsa ajo ishte larg, Firooza udhëtoi në Spitalin e Fëmijëve Ataturk ku ndodheshin rreth 100 gra dhe fëmijë që kishin shpëtuar.
“Kur shkova në spital, pashë rreth 20 foshnje,” thotë Firooza. “Disa prej tyre ishin të plagosura”.
Stafi mjekësor ishte përpjekur të ushqente foshnjat me qumësht pluhur, shpjegon ajo, por disa foshnje nuk po e pinin.
“Unë fola me infermierët dhe ata më thanë të ushqeja foshnjat që qanin shumë.”
Natën e parë, gruaja arriti të ushqente me gji katër foshnje, njëra pas tjetrës. “Kishe një efekt qetësues tek unë. Unë isha e lumtur që mund t’i ndihmoja ata”.
Gjatë ditëve në vijim, ajo vazhdoi të ushqente djalin e saj në shtëpi, ndërsa gjithashtu u kthye në spital për të ushqyer foshnjat në repart.
Firooza shkroi për përvojën e saj në mediat sociale dhe u bëri thirrje nënave të tjera që të ndiqnin shembullin e saj. Ajo thotë se një numër i grave dolën vullnetare për të ndihmuar.
Firooza gjithashtu kontaktoi një numër të miqve të saj për të mbledhur para për të blerë pelena dhe qumësht pluhur për foshnjat që nuk mund të ushqeheshin me gji.
Afganistani ka treguar shumë mizori gjatë konfliktit të katër dekadave të kaluara.
Por sulmi i së martës ka tronditur botën./abcnews.al