Me rastin e festës së Bajramit, reperi i njohur, Gold AG ka bërë një gjest të veoantë. Ai ka zgjedhur të shpërndajë sot dhurata për fëmijët, në Preshevë.
Lajmin e bukur e bëri të ditur vetë ai përmes një postimi në Instastory, ku ka shkruar: “Prej orës 14:00, te Shtëpia e Kulturës”.
Arian Agushi i njohur me emrin e artit, Gold AG, ka kaluar 10 vite nga fëmijëria në Preshevë, pra në vendlindjen e babait, gjyshit dhe stërgjyshit e tij.
Këngën e parë, ai e publikoi në vitin 2000 dhe këndoi gjashtë herë për Preshevën./abcnews.al