Gjesti i Princit William ndaj vajzës së tij bëhet viral

schedule09:20 - 7 Prill, 2023

schedule 09:20 - 7 Prill, 2023

Titujt mbretërorë të Princit William dhe Princeshës Kate nuk i pengojnë ata të shprehin dashurinë dhe butësinë e tyre si prindër ndaj tre fëmijëve të tyre, Princit George, Princeshës Charlotte dhe Princit Louis.

Mënyra se si i rrisin fëmijët e tyre dhe gjestet e tyre të buta ndaj fëmijëve në daljet e tyre publike janë komentuar jo pak herë pozitivisht nga fansat mbretërorë.

Në një moment të tillë, kamera kapi Princin William në përpjekje për të ngushëlluar vajzën e tij të vetme, Princeshën Charlotte.

Videoja u bë virale në Instagram ditët e fundit, në një llogari të fansave mbretërorë në  gjysmëmaratonën e Sandringhamit 2021.

Princi William, i shoqëruar nga Princi George dhe Princesha Charlotte, i uruan fat të mirë vrapuesve. Kur erdhi radha e Princeshës Charlotte, e cila në atë kohë ishte 6 vjeç, për t’u uruar pjesëmarrësve nga mikrofoni, ajo u shfaq e zënë ngushtë. Më pas, Princi William shpejtoi ta bënte atë të ndihej më rehat duke e mbajtur pas dhe duke i përkëdhelur flokët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!