Një djalë fitoi bileta bashkë me të dashurën e tij për të parë gjysmëfinalen e Anglisë në Euro 2020 ndaj Danimarkës, por nuk shkoi atje dhe arsyeja ishte shumë e rëndësishme dhe fisnike.
Sam Astley, nga Sedgley në West Midlands, do të kishte dashur shumë të ishte në Wembley mbrëmjen e djeshme, por kishte planifikuar të dhuronte qeliza staminale.
Amazing. Can you help @FA @England? https://t.co/qFEPlBqf09
— Gary Lineker ?? (@GaryLineker) July 8, 2021
Ai shprehet se e kishte planifikuar dhe nuk mund ta anulonte atë proces dhe fatkeqësisht e humbi ndeshjen. Kështu, ai ndoshta ka ndihmuar dikë të luftojë kancerin apo të shpëtojë prej tij me këtë gjest të madh.
Kjo ishte mundësia e parë në jetë për Sam për të parë Anglinë direkt nga stadiumi. E dashura e tij kishte arritur t’i fitonte në një konkurs dy biletat. Me siguri Federata e Anglisë do i japë bileta për finalen. /abcnews.al