Tifozët e Atletico Madrid janë ndër më të zjarrtë në Spanjë dhe lidhje e tyre me ekipin e zemrës është shumë e fortë. Djemtë e Diego Simeones nuk kanë fituar asnjë nga pesë ndeshjet e fundit dhe po kalojnë një moment të keq.
Gjithsesi, stadiumi “Wanda Metropolitana” do të jetë plot për ndeshjen e sotme në mbrëmje (21:00) kundër Granadës. Mbështetja e tyre është jetike në këto momente dhe lojtarët “Colchoneros” kanë vendosur t’ua shpërblejnë besnikërinë.
AS raporton se lojtarët e Atleticos kanë vendosur t’i paguajnë biletën 500 tifozave në transfertën e radhës ndaj Valencias. Dueli i 14 shkurtit do të zhvillohet në “Mestalla” dhe 500 ultras të Atletico Madrid do e kenë falas biletën për ndeshjen e fortë me Valencian. /abcnews.al