Gjesti emocionues/ 6-vjeçarja shqiptare pret flokët “live” në “ABC e Mëngjesit”, i dhuron për fëmijët e sëmurë

schedule09:23 - 7 Qershor, 2024

schedule 09:23 - 7 Qershor, 2024

Gioia është 6-vjeçarja, që ka bërë një gjest shumë emocionues. Ajo ka prerë flokët live në emisionin “ABC e Mëngjesit” për t’i dhuruar për fëmijët e sëmurë.

Gioia ka ardhur nga Italia bashkë me nënën e saj, Laureta Metani, e cila tha: “Është një fëmijë shumë i ndjeshëm dhe është për t’u adhuruar ndjeshmëria që ka. Edhe me shokët e klasës nuk ha asgjë pa e ndarë me shokët. Edhe për insektet që sheh është shumë i ndjeshëm”.

Ndërsa, artistja e parukeve që realizoi prerjen e flokëve të vogëlushes, Uljanova Cali u shpreh:

“Është një sensibilizim shumë i bukur dhe edukatën e merr nga nëna. Një sensibilizim shumë të bukur, pasi e shoh që dhe tek nënat e tjera që vijnë me fëmijët, qoftë dhe nga jashtë, por fëmijët qajnë. Prandaj, duket edukata që ka marrë nga nëna Gioia”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!