Manchester United pagoi një shifër rekord për transferimin e tij nga Leicester dhe Harry Maguire, si shumica e lojtarëve në Premier League, merr një pagë të lartë. Në këtë moment të vështirë që ndodhet Anglia, ai ka menduar të ndihmojë bashkëkombësit e tij.
Qendërmbrojtësi ka financuar një paketë ushqimore me gjërat e domosdoshme dhe të gjithë ata që janë mbi 70 vjeç, në zonën e Mosborough, të South Yorkshire, do të përfitojnë nga gjesti i bërë prej lojtarit të Manchester United.
Shumë futbollistë në Angli kanë vendosur të dhurojnë nga të ardhurat e tyre dhe përgjithësisht kanë kontribuar për spitalet, aty ku po bëhet lufta kryesore me Coronavirusin. Gjithsesi ka njerëz që kanë nevojë edhe për ushqim dhe për një pjesë të tyre ka menduar Maguire. /abcnews.al
#MUFC & England defender Harry Maguire has offered to supply a food package of essentials to all those 70 & over in the Mosborough area of South Yorkshire ?????? Thanks to @robinsonlewis_ for sharing pic.twitter.com/Jp7bU2ShrD
— Simon Peach (@SimonPeach) April 9, 2020