Gjest fantastik: Tifozët i përgjigjen klubit, blejnë direkt 30 mijë maska

schedule10:19 - 21 Prill, 2020

schedule 10:19 - 21 Prill, 2020

Mënyra nga më të ndryshmet për të tërhequr tifozët. HSV Hamburger në Gjermani ka vendosur të nxjerrë në treg maska me ngjyrat e skuadrës së tyre dhe më shumë se 30 mijë të tilla janë shitur ditën e djeshme.

 

Një maskë kushton 4.95 euro dhe tifozët menjëherë i kanë blerë ato dhe do vazhdojnë ta bëjnë diçka të tillë. Një arsye më shumë është fakti që të ardhurat e grumbulluara do të shkojnë të gjitha për “Der Hamburger Weg”, projektin social të klubit.

Kështu ata para do t’i kthehen sërish komunitetit, por sigurisht në forma të ndryshme. Në Gjermani klubet e futbollit kanë bërë gjeste të ndryshme solidariteti gjatë kësaj periudhe të pandemisë. /abcnews.al