Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjest fantastik nga Serie A, tifozët e Lecces kopjojnë “Dardanët”

schedule12:07 - 25 Nëntor, 2019

schedule 12:07 - 25 Nëntor, 2019

Ndeshja mes Lecces dhe Cagliarit e programuar për tu luajtur ditën e djeshme në darkë nuk u zhvillua, për shkak të shiut të rrëmbyer që ka pushtuar këto ditë Italinë. Federata italiane vendosi që sfida të zhvillohet ditën e sotme në orën 15:00, por sërish ka dyshime pasi moti vazhdon të jetë i paqëndrueshëm.

Kanë qenë të shumtë tifozët e Calgliarit të cilët kanë udhëtuar nga ishulli i Sardenjës drejt Lecces për të ndjekur ekipin e zemrës. Moszhvillimi i sfidës i kapi ‘mat’ tifozët duke mos pasur një ide se si ta kalojnë natën në qytetin e Lecces. Zgjidhja ka ardhur pikërisht tifozët vendas, të cilët kanë kryer një gjest të mrekullueshëm, duke i hapur dyert e shtëpive për tifozët miq. Pak a shume siç ndodhi në duelin Kosovë-Angli, aty ku tifozët dardanë ftuan në shtëpitë e tyre mbështetësit që kishin ardhur nga Anglia.

Lajmi bëri bujë në mediat italiane duke i vlerësuar në maksimum tifozët e Lecces. ”Ky është shembulli që duhet të ndjekim në futboll, respektimi i tifozëve kundërshtar, ky gjest ndihmon në edukimin e brezit të ri”, shkruanin gazetat në Itali. Calgliari po zhvillon një sezon fantastik deri më tani, ku po lufton për një vend në zonën Champions pasi renditet në vendin e 5 me 24 pikë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!