Gjest fantastik në La Liga, klubi spanjoll nuk i harron tifozët “besnikë”

schedule10:58 - 14 Qershor, 2020

schedule 10:58 - 14 Qershor, 2020

Pas Bundesligës ka rifilluar edhe La Liga spanjolle. Ndeshjet po luhen pa tifozë, teksa një gjest i bukur ndodhi në duelin Leganes-Valladolid. Vendasit kishin vendosur të nderonin tifozët që humbën jetën si pasojë e koronavirusit.

Sfida nisi me një minutë heshtje, por Leganes nuk i kishte harruar “besnikët” e tyre. Tifozët që ishin abonuar dhe, për fat të keq, humbën jetën si pasojë e COVID-19, “nuk munguan” në stadium. Ekipi pritës kishte përgatitur gjithçka bukur.

Nga një fanellë me emrin e të gjithëve atyre që nuk ia dolën dot dhe numrin 12 në të, ishte vendosur në shkallët e ” Municipal Butarque Stadium”. Krahas tyre edhe një buqetë me lule, me ngjyrat e skuadrës së tyre të zemrës.

Një gjest emocionues që i preku të gjithë të pranishmit dhe ata që e ndoqën ndeshjen nga televizori. Klubi i La Liga njoftoi se do ua dërgojë familjarëve fanellat dhe buqetat e luleve. Takimi dhuroi tre gola dhe u mbyll me fitoren 1-2 të miqve. /abcnews.al