Gjest fantastik i bomberit të Interit, Lukaku gëzon 5 mijë tifozë

schedule08:14 - 18 Nëntor, 2019

schedule 08:14 - 18 Nëntor, 2019

Romelu Lukaku vazhdon të shënojë. Në fitoren 1-4 kundër Rusisë, sulmuesi i Interit shënoi golin e katërt dhe është ngjitur në kuotën e 53 golave të shënuar në 84 ndeshje të zhvilluar me Belgjikën.

Rrjetat e tij nuk surprizojnë më askënd, në ndryshim nga gjesti i fundit. Nesër zhvillohet ndeshja e fundit e fazës eliminatore të Euro 2020 dhe Belgjika do ta mbyllë në shtëpi kundër Qipros.

Lukaku ka vendosur t’u paguajë 5 mijë tifozëve biletën e ndeshjes. E kishte premtuar diçka të tillë dhe do e mbajë fjalën. Gjest shumë i bukur që konfirmon zemrën e madhe të sulmuesit 26-vjeçar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!