Sot në xhaminë e Shipolit-Mitrovicë një grua e shtetësisë gjermane Luzia e pranoi Islamin.
Me këtë rast ajo e ndërroi edhe emrin. Tashmë ajo do të quhet Hava.
Kështu ka bërë të ditur hoxha Fatmir Latifaj përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”.
“Sot në xhaminë time në Shipol-Mitrovicë e pranoj Islamin një gjermane Luzia qe tash e tutje e perzgjedhi emrin e nanës së njerëzimit, HAVA!
Të njejtën kohë e vendosi me një Mitrovicas të kurorëzohen sipas adeteteve tona shqiptare në xhami me Hoxhë!
Falenderoj dhe uroj çiftin e ri bashkëshortorë që zgjodhën xhaminë time për kurorë dhe pranim të Islamit!
Respekt për të gjithë!”, ka shkruar ai. /Express