“Gjermania zhgënjeu me lojën e ngadaltë”, ish-mbrojtësi “kuqezi”: Mbrojtja e Zvicrës prishi lojën e “Pancerave”

schedule23:21 - 23 Qershor, 2024

schedule 23:21 - 23 Qershor, 2024

Si çdo mbrëmje në ekranin e ABC News po zhvillohet emisioni “Euro Kuqezi”, me gazetarin, Maks Tashi, teksa këtë herë ndër të ftuarit është edhe ish-lojtari i Kombëtares, Alpin Gallo, i cili bëri një koment mbi sfidat më të fundit të Euro 2024, siç ishte ajo Zvicër-Gjermani, që u mbyll me rezultatin e barabartë, 1 me 1.

Sipas, ish-mbrojtësit ky barazim erdhi për shkak të lojës të ngadaltë ndaj “Helvetëve”, teksa velrësoi jo pak këta të fundit, sidomos për lojën e zhvilluara në minutat e para të sfidës, në “Deutsche Bank Park”.

“Mund të jetë dhe momenti jo i mirë i kësaj skuadre në mënyrën e të luajturit sepse mënyra e interpretimit në lojë ishte e avashtë ndryshe nga dy ndeshjet e para. Mbase nga shumë forca në mbrojtje të Zvicrës, e bëri Gjermaninë të vështirë. Meritën kryesore ia jap Zvicrës sepse e pashë më të freskët sesa Gjermania. Zvicra ishte shumë e kujdesshme sidomos në minutat e para”,- u  shpreh Gallo. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!