Gjermania zgjeron dërgesat e armëve në Izrael

schedule16:24 - 24 Tetor, 2024

schedule 16:24 - 24 Tetor, 2024

Gjermania po zgjeron ndjeshëm dërgesat e armëve për Izraelin, njoftoi Ministria e Jashtme. Që nga muaj gusht, miratimet për eksportet e pajisjeve ushtarake në Izrael kanë arritur në 94,05 milionë euro.

Shifra, është më shumë se dyfishi i miratimeve prej 45,74 milionë eurosh të raportuara javën e kaluar nga Ministria e Ekonomisë – gjatë këtij viti deri më 13 tetor.

Dorëzimi i armëve në Izrael ka qenë një çështje e diskutueshme në Gjermani për disa muaj dhe eksportet e vazhdueshme të qeverisë ka të ngjarë të nxisin më tej polemikën.

Shifrat e fundit u zbuluan në përgjigje të një hetimi nga partia populiste Sahra Wagenknecht Allicance (BSW), e cila ka kundërshtuar dërgesat.

Vitin e kaluar, qeveria e koalicionit të kancelarit Olaf Scholz miratoi dërgesat e armëve në Izrael me vlerë 326,5 milionë eurosh, të cilat përfshinin armë me vlerë 20,1 milionë euro.

Shumica e këtyre lejeve të eksportit janë lëshuar pas sulmeve terroriste ndaj Izraelit nga grupi militant palestinez Hamas më 7 tetor 2023. Megjithatë, licencat e eksportit u reduktuan ndjeshëm në fillim të vitit 2024.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!