Gjermania vendos hapjen e kufijve për disa vende të BE

schedule02:36 - 14 Maj, 2020

schedule 02:36 - 14 Maj, 2020

Gjermania do ti japë fund kontrolleve në kufijtë tokësorë, të vendosur në kuadër të krizës së koronavirusit, nga mesi i muajit të ardhshëm.

Ministri i brendshëm Horst Seehofer, i tha gazetarëve se ekonomia kryesore e BE ka vendosur objektivin e qartë të udhëtimit të lirë në Evropë në mesin e qershorit dhe se do të fillojë zbutjen e disa kontrolleve në kufi, që këtë javë.

Kufizimet për kalimin e kufirit, të vendosura dy muaj më parë, do të marrin fund me Luksemburgun dhe do të zbuten me Austrinë, Zvicrën dhe Francën që nga e premtja, duke mundësuar udhëtimet e biznesit dhe vizitat në familje.

Kontrollet kufitare, me këto vende, do të përfundojnë më 15 qershor nëse pandemia do të jetë nën kontroll.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!