Gjermania thirrje Turqisë të mos pengojë anëtarësimin e Suedisë në NATO

schedule14:10 - 3 Korrik, 2023

schedule 14:10 - 3 Korrik, 2023

Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius i ka bërë thirrje Turqisë që të pranojë Suedinë në NATO sa më shpejt gjatë një deklarate të përbashkët për shtyp të hënën me homologun e tij polak Mariusz Blaszczak.

“Për sa i përket luftës në Ukrainë, situata e re që po përjetojmë, situata e sigurisë, na detyron të flasim përsëri për parandalimin dhe aftësinë mbrojtëse dhe është e rëndësishme që Suedia të bëhet së shpejti anëtare e NATO-s, që Turqia të heqë dorë nga rezistenca e saj,” tha Pistorius.

Si Suedia ashtu edhe fqinji i saj Finlanda deklaruan synimin e tyre për t’u bashkuar me NATO-n përmes politikës së dyerve të hapura në maj të vitit të kaluar, vetëm disa javë pasi Rusia nisi pushtimin e saj të paprovokuar ndaj Ukrainës.

Finlanda u pranua përfundimisht në prill të këtij viti, duke dyfishuar kufirin e aleancës mbrojtëse me Rusinë, por pranimi i Suedisë aktualisht është i bllokuar.

Por Turqia, një anëtare e rëndësishme strategjike e NATO-s për shkak të vendndodhjes së saj gjeografike si në Lindjen e Mesme dhe Europë, dhe fuqia e dytë më e madhe ushtarake e aleancës  ka bllokuar pranimin e Suedisë për një sërë arsyesh.

Midis tyre është pretendimi se Suedia po lejon anëtarët e grupeve të njohura terroriste kurde të veprojnë në vend, veçanërisht Partia militante e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!