Gjermania thekson se zgjerimi i konfliktit drejt jugut në Rripin e Gazës shkon edhe atje ku njerëzit kanë kërkuar strehim dhe ku ka rreth 1.8 milionë njerëz, ndaj i bën thirrje Izraelit që të marrë parasysh këtë aspekt dhe të shmangë vuajtjet e civilëve.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane, Sebastian Fischer tha në një konferencë për shtyp se është e rëndësishme që të respektohet e drejta ndërkombëtare humanitare.
Në të njëjtën kohë, zëdhënësi përsëriti të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten përballë sulmeve të vazhdueshme terroriste nga Hamasi, i cili gjithashtu ka pozicione në Rripin jugor të Gazës./abcnews.al