Pak ditë përpara mbërritjes së emigrantëve të pare në Gjadër, Kryeministri Rama refuzon pubikisht mundësinë e një marrëveshje tjetër për ata kalojnë ilegalisht kufijtë.
Ndonëse Shqipëria ka kryer detyrën e saj europiane me pritjen e emigrantëve që shpëtohen në detin Mesdhe, duke frenuar migracionin e paligjshëm në Bashkimin Europian, marrëveshja me Italinë është eksluzive.
“Gjermania duhet të gjejë një partner tjetër”, ka thënë Kryeministri në një intervistë për “Reuters”, përpara nisjes së Samitit të procesit të Berlinit.
“Dita e nesërme do të jetë, një ditë e rëndësishme për marrëveshjet e tregtisë së lire”, ka theksuar Kryeministri Rama.
I pyetur për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, Kryeministri e ka bërë të qartë synimin e tij për një mandat të katërt qeverisës.
“Plani është të kandidojmë. Unë besoj se duhet të kandidoj sepse ka punë për të përfunduar. Në këto tre mandate, ne kemi bërë gjëra të mahnitshme. Shqipëria ishte vetëm një lajm i keq kur bëhej fjalë për lajme, por tani kemi kapërcyer tavanin e 10 milionë turistëve në një vend ku turizmi ishte një ide e mire, por nuk ishte bërë ende realitet. Ka ende shumë gjëra për tu bërë, siç është lufta kundër korrupsionit që duhet të jetë një luftë e pakthyeshme”/abcnews.al