GJERMANI– Në muajin korrik 2023 shteti gjerman do të jetë para disa ndryshimeve të rëndësishme për pensionistët në Gjermani. Zyrtarët shtetërorë kanë vendosur që të rritin pensionet për mbi 21 milionë pensionist, saç janë aktualisht në Gjermani.
Referuar përqindjeve:
- Pensionet në pjesët perëndimore të Gjermanisë janë rritur prej këtij muaji (korrik 2023) me 4.39 për qind.
- Në landet lindore pensionet janë rritur me 5.86 për qind.
Siç shihet, pavarësisht rritjeve, akoma ka disa dallime të vogla mes landeve. Pensionet mesatare në Gjermani do të jenë pak më pak se 1300 euro bruto./ abcnews.al