Gjermania shpreson që BE të arrijë një konsensus për embargon e naftës ruse

schedule15:43 - 30 Maj, 2022

schedule 15:43 - 30 Maj, 2022

Kancelari gjerman Olaf Scholz  shpreson që Bashkimi Europian të arrijë një konsensus për vendosjen e embargos të naftës ruse por nuk dha një afat kohor, shkruan skynews.

“Gjithçka që dëgjoj tingëllon sikur mund të ketë një konsensus dhe herët a vonë do të ketë”, tha ai ndërsa mbërriti për një samit të BE-së në Bruksel.

Më herët, kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas tha se nuk ka gjasa që vendet anëtare të BE-së të arrijnë një marrëveshje të plotë për sanksionet e reja kundër Rusisë në samitin e sotëm.

Nuk mendoj se do të arrijmë marrëveshje sot”, tha Kallas.

Ajo shtoi se kishte më shumë gjasa që të arrihet një marrëveshje në samitin e ardhshëm në qershor.  Diplomatët e BE-së po përpiqen të arrijnë një marrëveshje përpara një samiti dy-ditor të liderëve të BE-së që fillon këtë pasdite.

Pika fillestare për bisedimet e tyre është propozimi i Komisionit Europian për raundin e gjashtë dhe më të ashpër të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë.  Propozimi përfshin një ndalim të importit për të gjithë naftën ruse – nga deti dhe tubacionet, nafta e papërpunuar dhe produktet e rafinuara.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!