Gjermania: Sanksionet e ardhshme të BE-së ndaj Rusisë do të përfshijnë gazin

schedule10:35 - 25 Prill, 2024

schedule 10:35 - 25 Prill, 2024

Gjermania mbështet propozimin për të përfshirë embargon e importit të gazit natyror të lëngshëm rus (LNG) në BE në paketën e 14-të të sanksioneve evropiane kundër Moskës për luftën e saj në Ukrainë.

Këtë e bëri të ditur ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck për transmetuesin Reuters DW.

Habeck kujtoi se si Berlini arriti të çlirohej nga varësia infrastrukturore nga gazi i Moskës, duke këshilluar vendet e tjera evropiane të ndiqnin shembullin.

“Ajo që Gjermania ka arritur të bëjë duhet të jetë e mundur edhe në sektorë të tjerë të energjisë,” tha ministri, duke iu referuar veçanërisht eksporteve të karburantit nga Rusia në BE për termocentralet bërthamore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!