Komiteti ekspertëve në Gjermani ka rekomanduar që personat nën moshën 30 vjeç të vaksinohen me Pfizer dhe jo me Moderna, pasi kjo e fundit mbart një rrezik relativisht më të lartë të problemeve të zemrës.
Komiteti, i njohur si STIKO, ka rekomanduar gjithashtu që gratë shtatzëna, pavarësisht nga mosha e tyre, të vaksinohen vetëm me vaksinën Biontech/Pfizer. Agjencia Europiane e Barnave (EMA) muajin e kaluar miratoi vaksinën Moderna për të gjithë të rriturit mbi 18 vjeç, të paktën gjashtë muaj pas dozës së dytë.
EMA gjithashtu identifikoi një lidhje të mundshme midis miokarditit, një sëmundje inflamatore shumë e rrallë, dhe vaksinave Pfizer dhe Moderna. Megjithatë, EMA theksoi se përfitimet e këtyre dy vaksinave janë më të mëdha se rreziqet.
/abcnews.al