Gjermania pritet të lehtësojë masat pas rënies së rasteve me covid. Vendi regjistroi 76,465 raste të reja- një rënie prej 20% nga e njëjta ditë javën e kaluar.
Incidenca e rasteve në një javë për 100,000 njerëz gjithashtu ra në 1,460 nga 1,467 të dielën. Komiteti shkencor i vendit njoftoi gjithashtu se qeveria duhet të zbatojë një plan për të lehtësuar kufizimet pasi vala aktuale e rasteve pritet të normalizohet gjatë javëve në vijim, por paralajmëroi kundër heqjës së të gjithë masave.
Ndër hapat e ardhshëm që pritet të merret është heqja e certifikatës së vaksinimit të detyrueshëm ose testit negativ për klientët e dyqaneve jo thelbësore. Drafti përfshin gjithashtu plane për të rritur numrin e personave që mund të marrin pjesë në tubime por me kusht që të gjithë të jenë të vaksinuar.
Gjatë fazës së dytë, priten të hapen klubet natës me datë 4 mars. Përdorimi i detyrueshëm i maskës në ambiente të mbyllura dhe në transportin publik do të jetë ende në fuqi.
/abcnews.al