Gjermania: Pretendimi i Kremlinit se po planifikon luftë me Rusinë është absurd

schedule12:07 - 4 Mars, 2024

schedule 12:07 - 4 Mars, 2024

Rusia thirri ambasadorin e Gjermanisë në Moskë për të shpjeguar diskutimin bisedën midis personelit të lartë ushtarak për dërgimin e armëve në Ukrainë.

Alexander Graf Lamsdorff mbërriti në ministrinë e jashtme pa iu përgjigjur kërkesave të gazetarëve për koment.

Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, ka akuzuar Rusinë se po zhvillon “një luftë informacioni” kundër Gjermanisë, duke përgjuar dhe më pas duke zbuluar një takim të ndjeshëm mes oficerëve të lartë ushtarakë të ushtrisë gjermane ose të Bundesëehr-it.

Rusia ka akuzuar Gjermaninë, të mbështetur nga aleatët e saj, për planifikimin e një lufte gjithëpërfshirëse kundër Rusisë.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se përgjimet tregojnë se Europa ka oreks për luftë dhe qëllimi ishte të sigurohet “disfata strategjike e Rusisë në fushën e betejës”.

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev komentoi se: “Gjermania po planifikon një luftë me Rusinë”. Pistorius i hodhi poshtë reagimet duke i cilësuar “plotësisht absurde”, duke akuzuar Moskën se dëshiron të mbjellë mosbesim dhe mosmarrëveshje në Gjermani.

Javën e kaluar, kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, përjashtoi dërgimin e raketave Taurus sepse ai tha se operacioni do të përfshinte dërgimin e trupave gjermane në Ukrainë.

Ndërsa qeveria gjermane po përpiqet të përballet me pasojat e rrjedhjes, me pyetjet e bëra në lidhje me sigurinë e komunikimeve të saj të brendshme dhe spekulimet mbi diskutimet e tjera që Rusia ka qenë në gjendje të dëgjojë, ekspertët e politikës së mbrojtjes thanë se përgjimet kishin për qëllim qartë minimin e strategjisë së  Gjermanisë për Ukrainën.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!