Gjermania: OSBE të ndërmjetësojë dialogun në Bjellorusi, përshëndesim Ramën për propozimin

schedule15:44 - 24 Gusht, 2020

schedule 15:44 - 24 Gusht, 2020

Zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert ka përshëndetur të hënën propozimin e OSBE-së, e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, për të ndërmjetësuar dialogun mes palëve në Bjellorusi.

Deklaratat, Seibert i ka bërë ndërsa fliste në një konferencë për shtyp rreth krizës në Bjellorusi.

Gjatë fjalës së tij, Seibert ka kërkuar hetim për personat që humbën jetën gjatë protestave të dhunshme që janë mbajtur këto ditë në vend.

https://youtu.be/Pmli7M5rLVs?t=996

 “Dialogu mes autoriteteve dhe qytetarëve është shumë i rëndësishëm. Ne përsërisim edhe njëherë që OSBE duhet ta ndërmjetësojë dialogun. Gjithashtu përshëndesim kreun e OSBE, zotin Edi Rama i cili ka treguar gatishmërinë e tij, ka ofruar ndërmjetesim për dialog me Lukashenkon. Pamjet e fundjavës tregojnë se qytetarët ne Bjellorusi kanë treguar shumë guxim dhe kanë protestuar lirisht në një numër shumë të madh njerëzish në rrugë. Atyre duhet t’u jepet mundësia për një të ardhme më të mirë për vendin e tyre,” u shpreh ndër të tjera zëdhënësi i qeverisë gjermane.

Steffen Seibert përmendi po ashtu edhe liderin e opozitës Alexei Navalny për të cilin u shpreh se ekziston mundësia që të jetë helmuar.

Ky i fundit ndodhet i shtruar në një spital të Berlinit në gjendje kome. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!