Një fund që askush nuk do ta imagjinonte. Gjermania eliminohet në fazën e grupeve të Botërorit.
Gjermanët nuk u mjaftoi fitorja ndaj Kosta Rikës, me Japoninë, duke mposhtur Spanjën, dhe duke dënuar ekipin e Flick në vendin e tretë në grupin E.
Një makth i vërtetë, me Gjermaninë që eliminohet për herë të dytë radhazi në grupe pas edicionit të 2018. Fansat dukshëm të tërbuar, edhe për një detaj të zbuluar nga Bild.
Gjermania nën akuzë
Sipas raportimeve të gazetës gjermane, federata në fakt kishte rezervuar tashmë një fluturim kthimi përpara ndeshjes vendimtare kundër Kosta Rikës. Një detaj që e bën eliminimin të rëndojë edhe më shumë. Prandaj Gjermania do të niset të premten në orën 14:30 për në Frankfurt. /G.D abcnews.al/