Gjermania mirëpriti rreth 1.1 milionë refugjatë nga Ukraina në vitin 2022

schedule10:10 - 16 Shkurt, 2023

schedule 10:10 - 16 Shkurt, 2023

Rreth 1.1 milionë refugjatë nga Ukraina kanë mbërritur në Gjermani në vitin 2022, më shumë se numri i refugjatëve nga Lindja e Mesme që kërkuan strehim në vend rreth vitit 2015.

Duke përjashtuar ata që u kthyen në Ukrainë 962,000 refugjatë nga vendi i shkatërruar nga lufta u regjistruan në Gjermani vitin e kaluar. Numri i tyre tejkalon 834,000 refugjatët që ikën në Gjermani nga Siria, Afganistani dhe Iraku midis 2014 dhe 2016.

Në tetor 2022, ukrainasit ishin komuniteti i dytë më i madh i shtetasve të huaj që jetonin në Gjermani, pas turqve.  Dy të tretat e refugjatëve nga Ukraina u zhvendosën në Gjermani në tre muajt e parë pas pushtimit rus, midis marsit dhe majit 2022.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!