“Gjermania më në fund u zgjua”, Orban reagon për vendimin e Berlinit për të ndryshuar politikën e emigracionit

schedule14:02 - 13 Shtator, 2024

schedule 14:02 - 13 Shtator, 2024

“Gjermania më në fund është zgjuar”!

Ishte ky komenti i kryeministrit hungarez Viktor Orbán në lidhje me vendimin Gjermanisë për të rivendosur kontrollet kufitare për emigrantët.

“Mbrojtja e kufirit është bërë një fjalë negative kohët e fundit, sepse të gjithë duhej të lejonin emigrantët të hynin, kushdo që i ndalon ata është i keq,” tha Viktor Orban.

“Tani Gjermania është zgjuar: terrorizmi, krimi, barra sociale dhe ekonomike e emigrantëve që nuk duan të punojnë, e gjithë kjo ka filluar të zgjojë gjermanët.”

Orban, ka reaguar prej vitesh kundër politikës së emigracionit në BE. Në të kundërt, Gjermania, një vend që ka qenë veçanërisht miqësor me emigrantët deri më tani, ka vendosur të forcojë kontrollet kufitare pas rritjes së ndjeshme të së djathtës ekstreme në vend.

“Edhe kancelari u zgjua, kështu që unë thashë, ‘mirë se erdhët në grup’, sepse ai po bën presion për mbrojtjen e kufijve,” tha Orban për liderin gjerman Olaf Scholz.

“Ka vetëm një hap për liderët e Europës Perëndimore  dhe nuk është veçanërisht i vështirë nga pikëpamja intelektuale: Nëse ata thonë se kufijtë duhet të mbrohen, ata nuk duhet të ndëshkojnë ata që i mbrojnë,” shtoi ai.

Qershorin e kaluar, Gjykata Europiane e Drejtësisë gjobiti Hungarinë me 200 milionë euro për shkeljen e ligjeve të BE-së për azilin dhe dështimin për të zbatuar ndryshime në politikën e saj të ndalimit dhe deportimit të emigrantëve në kufijtë e saj.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!