Gjermania lehtëson kushtet e vizave për të prekurit nga tërmeti

schedule08:31 - 13 Shkurt, 2023

schedule 08:31 - 13 Shkurt, 2023

Gjermania do të lehtësojë kushtet e vizave për të prekurit nga tërmeti që goditi të hënën Turqinë dhe Sirinë. Ministrja e Brendshme, Nancy Faeser, shkroi në Twitter: “Ne duam të bëjmë të mundur që familjet turke ose siriane në Gjermani të sjellin të afërm të afërt nga rajoni i goditur.

“Ata mund të gjejnë strehim tek ne dhe të marrin trajtim mjekësor me viza të rregullta, të cilat lëshohen shpejt dhe janë të vlefshme për tre muaj.”

Megjithatë, jo të gjitha kërkesat e procedurës së rregullt të vizave do hiqen, pasi aplikantëve do t’ju duhet ende një pasaportë e vlefshme, e cila ka të ngjarë të jetë një problem për ata që ikën nga ndërtesat që shemben.

Qeveria gjermane tha se do të lehtësonte shpejt kushtet normalisht shumë të rrepta dhe burokratike të vizave, duke shtuar se ministria e jashtme tashmë ka rritur stafin e saj në Turqi.

Viktimat e tërmetit që duan të aplikojnë për një vizë tre mujore duhet të dëshmojnë se kanë anëtarë të ngushtë të familjes në Gjermani që kanë shtetësi ose të drejtë të përhershme qëndrimi.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!