Mjeku Drilon Çupi, në një lidhje online në “Radarin Informativ” ka thënë se Gjermania tashmë ka hequr Shqipërinë nga zona e kuqe, si dhe po kryhen procedura se si do të veprohet në vijim për udhëtarët.
Sipas Çupit, nesër do të merret vendimi nëse emigrantët do u duhet të bëjnë test covid apo karantinë.
“Do merren të gjitha parametrat dhe të dhënat do analizohen dhe më pas jepe klasifikimi se ku do bëjë pjesë” tha mjeku.
Ndër të tjera mjeku është shprehur se Gjermania në vendimet që merr është e pavarur dhe nuk ndikohet nga shtetet e tjera brenda unionit.
“ Që nga fillimi pandemisë Gjermani ka marrë vendim vetjak për analizën e shteteve të tjera në rrezikshmëri. Ky është vendim i Gjermanisë edhe për Shqipërinë dhe për shtetet e Botës. Edhe Britania apo Franca kanë qasje të ndryshme. Se Britania e quan Shqipërinë me rrezik të lart. Por në Gjermani ndodh ndryshe. Për qytetarët që janë imunizuar me vaksinë apo që e anë kaluar, do të ketë lehtësira. Por çdo Land do ketë direksione. Ka lehtësim por për momentit shteti të analizohet në përgjithësi pra me Gjermaninë në lidhje me Shqipërinë është bërë e pavarura nga vaksinimi. Se Shqipëria është 21% e vaksinuar. Dimë që infeksioni është 4-6%. Pra ata që janë imunizuar jemi larg asaj që pandemia është nën kontroll. Kemi punë për të bërë. Pra edhe shtet brenda unionin Hungaria që vaksinoi me Coranavax apo Sinovac, apo Sputnik kanë vlefshmërinë e tyre” tha Çupi. /abcnews.al/