Gjermania e gatshme të ndihmojë Italinë, mirëpret 6 pacientët e parë

schedule14:00 - 24 Mars, 2020

schedule 14:00 - 24 Mars, 2020

Gjermania është vendi i parë i huaj që i ofron Italisë transferimin e pacientëve të infektuar nga koronavirus në spitalet e tyre.

Gjashtë pacientë me COVID-19 nga Lombardia do të nisën në Saksoni, si nismë e solidaritetit gjerman ndaj Italisë, shkruan la repubblica

Lajmi u konfirmua nga guvernatori i Landit të Saksonisë Michael Kretschmer. Michael Kretschmer theksoi se ai iu përgjigj një kërkese të Italisë për ndihmë. ”Eshtë një sinjal shumë i rëndësishëm që mund të ndihmojmë edhe të tjerët,” theksoi ai.

Dresden aktualisht ka 865 raste të konfirmuara të koronavirusit. Eshtë hera e parë që pacientët italianë janë transferuar në një vend tjetër të BE.

Gjermania është e gatshme të mirëpresë edhe francezët. Spitalet gjermane në zonën në kufi me Francën janë gjithashtu të gatshëm të ndihmojnë pacientët francezë që vuajnë nga koronavirusi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!