Gjermania po planifikon të shpenzojë 26.6 miliardë euro për refugjatët këtë vit, rreth 3 miliardë euro më pak se një vit më parë.
Lajmi u konfirmua nga Ministria e Financave për Reuters të mërkurën.
“Qeveria gjermane do të shpenzojë gjithsej 26.6 miliardë euro për refugjatët dhe nuk do të lërë shtetet dhe bashkitë për të përballuar vetë këtë situatë të jashtëzakonshme”, tha një zëdhënës i ministrisë.
“Kjo përkundër faktit se, sipas kushtetutës sonë, pritja, akomodimi dhe kujdesi i refugjatëve janë përgjegjësi e shteteve federale, edhe në aspektin financiar”, shtoi zëdhënësi./abcnews.al