Gjermania po planifikon të mbyllë shumicën e dyqaneve nga e mërkura duke shtrënguar masat kundër përhapjes së koronavirusit, sipas një drafti propozimesh të Qeverisë.
Mediat bëjnë me dije se masat e reja do të hyjnë në fuqi më 16 dhjetor dhe do të zgjasin deri më 10 janar.
Gjermani do t’u kërkohet punëtorëve të dyqaneve jo-esenciale që të punojnë nga shtëpia. Po ashtu pritet që në masë të madhe shkollat të mbesin të mbyllura në këtë periudhë kohore.
Ndryshe, deri tash në Gjermani janë regjistruar 1.3 milionë raste me COVID-19 ndërsa kanë vdekur 21900 persona./abcnews.al