Presidenti i Polonisë tha të enjten se vendi i tij planifikon t’i japë Ukrainës rreth një duzinë avionësh luftarakë MiG-29, të cilët do ta bëjnë atë anëtarin e parë të NATO-s që përmbush kërkesat gjithnjë e më urgjente të qeverisë ukrainase për avionë luftarakë.
Gjermania u duk e befasuar nga njoftimi i Dudës, shkruan The Guardian.
“Deri më tani, të gjithë kanë rënë dakord se nuk është koha për të dërguar avionë luftarakë”, u tha gazetarëve ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius. “Nuk kam ende ndonjë konfirmim nga Polonia se kjo ka ndodhur”, shtoi ai.
Shtëpia e Bardhë e quajti ofrimin e avionëve luftarakë nga Polonia për Ukrainën një vendim sovran dhe lavdëroi polakët për vazhdimin e “goditjes mbi peshën e tyre” për të ndihmuar Kievin.
Por administrata amerikane theksoi se masa e Polonisë nuk do të kishte asnjë ndikim tek presidenti Joe Biden, i cili i ka rezistuar thirrjeve për të ofruar F-16 amerikanë në Ukrainë.
“Nuk ka asnjë ndryshim në pikëpamjen tonë në lidhje me avionët luftarakë në këtë kohë,” tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby./abcnews.al